Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, ka shpjeguar dy momentet më të mira prej se ka zbarkuar te Bianconerët.
Locatelli iu bashkua “Zonjës së Vjetër” gjatë verës, por klubi ka kaluar një periudhë jo të mirë sidomos në Serie A në fillimin të sezonit 2021-22.
Të besuarit e Allegrit kanë filluar të ndryshojnë gjërat dhe aktualisht janë të pestit në Serie A me 11 pikë më pak se lideri, Milani.
Locatelli ka qenë i rregullt në formacion këtë sezon dhe shpjegoi se ishte një ndjerë pas nënshkrimit me Juventusin.
“Kam përjetuar dy momente të veçanta që më kanë shkaktuar emocione që kur u bashkova me Juventusin”.
“E para ishte kur firmosa kontratën dhe pashë fjalët Juventus Football Club, ishte diçka fantastike”.
“E dyta kur shkova në stadium dhe pashë fanellën time me numrin dhe mbiemrin tim për herë të parë. Ishte një emocion i madh. Mora fanellën, e putha dhe thashë me vete: ‘Manuel, tani je këtu dhe është koha për të luajtur’”, deklaroi italiani.
Locatelli ka luajtur 21 herë që kur u bashkua me Bianconerët dhe ka shënuar dy herë.
Locatelli pastaj vlerësoi trajnerin Massimiliano Allegri, duke e vlerësuar si trajner fitues./Telegrafi/