Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, konsideron se përkushtimi i skuadrës do të jetë vendimtar përballë Villarreallit të mërkurën mbrëma.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Nëndetëses së Verdhë në Allianz Stadium për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve (takimi i parë përfundoi 1-1).
“Përkushtimi do të jetë çelësi. Duhet të kemi më shumë vendosmëri dhe dëshirë për të fituar. Shpresojmë që të arrijmë ta fitojmë ndeshjen”.
“Jemi përmirësuar si grup, jemi të bashkuar dhe ka një frymë ndryshe. Po luajmë mirë dhe jemi të gëzuar”.
“Mendësia e klubit më ka lënë përshtypje, e ndjen që nga dita e parë. Duhet të përshtatesh ose nuk mund të qëndrosh këtu. Është unike dhe është gjë e shkëlqyer”.
“Trajneri na kërkon të luajmë dhe të kemi qëndrim pozitiv. E njohim mirë njëri-tjetrin, jemi të lumtur, duhet të vazhdojmë kështu, sepse nuk kemi bërë asgjë deri më tani”, ka deklaruar Locatelli në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/