Telegrafi

Locatelli ka një dedikim për golin e parë me Milanin

Manuel Locatelli ka folur pas golit të tij të parë të shënuar me skuadrën e Milanit.

Talenti italian ka shënuar në fitoren e djeshme me rikthim të Milanit ndaj Sassuolos, në atë që ishte goli i tij i parë me skuadrën e tij.

Sipas Locatellit, ky gol shkon për familjen e tij dhe për të gjithë ata që i besuan, pasi këtë e kishte ëndrruar që kur ishte fëmijë.

Lexo po ashtu Montella përgëzon Locatellin, fitorja ishte për Berlusconin

“Goli shkon për familjen time dhe për të gjithë ata që besuan në mua”, ka thënë Locatelli.

“Këtë moment e kam pritur që kur kam qenë fëmijë”, ka përfunduar talenti italian. /Telegrafi/