Manuel Locatelli ka folur pas golit të tij të parë të shënuar me skuadrën e Milanit.
Talenti italian ka shënuar në fitoren e djeshme me rikthim të Milanit ndaj Sassuolos, në atë që ishte goli i tij i parë me skuadrën e tij.
Sipas Locatellit, ky gol shkon për familjen e tij dhe për të gjithë ata që i besuan, pasi këtë e kishte ëndrruar që kur ishte fëmijë.
“Goli shkon për familjen time dhe për të gjithë ata që besuan në mua”, ka thënë Locatelli.
“Këtë moment e kam pritur që kur kam qenë fëmijë”, ka përfunduar talenti italian. /Telegrafi/