Telegrafi

Locatelli ka arritur te Juventusi për testet mjekësore

Manuel Locatelli tashmë ka arritur te Juventusi për testet mjekësore.

Derisa u mbyll marrëveshja mes Zonjës së Vjetër dhe Sassuolos, lojtari u nis për në Torino.

Akordi mes të dyja klubeve do të mbylle në shumën e 35 milionë eurove plus bonuse, e që mund të shkojë rreth 45 milionë.

Lovatelli pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Biankonerët, që do ta mbante atë në skuadër deri në qershor të vitit 2026.

Pasi arriti për testet mjekësore, raportohet që në orët e para të pasdites së sotme, ai të prezantohet me fanellën e Juventusit.

Forma e tij fantastike në Euro 2020, bëri që ish-kampioni i Serie A të këmbëngulë për shërbimet e tij. /Telegrafi/