Telegrafi

Locatelli edhe pesë vite të tjera me Juventusin, shprehet i lumtur me vazhdimin e kontratës

Manuel Locatelli ka nënshkruar një kontratë të re me Juventusin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në qershor 2028.

Juventusi e ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së Locatellit përmes një deklarate zyrtare.

Lojtari ka thënë se është ‘i lumtur dhe i kënaqur’ pasi zyrtarisht nënshkroi një zgjatje të re afatgjatë të kontratës me Juventusin.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time”.

“Kjo fanellë do të thotë gjithçka për mua dhe ndihem vërtet si në shtëpinë time këtu. Ju dua shumë të gjithëve, ju dërgoj një përqafim të madh dhe si gjithmonë Forza Juve”, ka thënë Locatelli.

Locatelli u transferua në Juventus nga Sassuolo në verën e vitit 2021. Kontrata e tij e re e lidh atë me Juventusin deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/