Mesfushori i talentuar i Milanit, Manuel Locatelli ka folur për derbin me Interin.
18-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion, ku shënoi edhe një gol spektakolar ndaj Juventusit.
Gjithsesi djaloshi i talentuar ka folur para derbit lokal përballë Interit ku beson në suksesin e skuadrës së tij.
“Montella është një trajner i përkryer për të na përgatitur para këtyre ndeshjeve të mëdha. E pranoj se Interi është vështirë për tu studiuar pasi ata kanë ndërruar trajner”, tha Locatelli.
Por tinejxheri i Milanit është i bindur në fitoren e skuadrës së tij në këtë përballje.
“Natyrisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Inter nuk ka se çfarë të humbas përball nesh”.
“Ne do të futemi në ndeshje me të vetmin qëllim fitoren dhe besoj se do t’ia arrijmë”, deklaroi italiani. /Telegrafi/