Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë iniciativë për shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe, të nivelit parashkollor.
Librat do të shpërndahen për nivelin e parë dhe të dytë, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
E gjithë kjo, me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësimet plotësuese për shqiptarët në Norvegji.
“Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji do të angazhohet në ngritjen e cilësisë në mësimin plotësues në gjuhen shqipe ashtu dhe në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës dhe Ministrin e Arsimit si dhe me Institucione vendore në Norvegji, në mënyrë që nxënësit që e kryejnë mësimin plotësues të pajisen me dëftesë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Lobi Euro-Atlantik, falënderon Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me seli në Malmo, dhe Naim Sadikun për sigurimin e materialit shkollor./Telegrafi/