Telegrafi

LAMM: Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata

Foto: Ilustrim

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë qyteteve po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM paralajmërojnë vozitësit që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes së automjeteve të tyre, veçanërisht nëpër luginat e vendit, ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/