Site icon Telegrafi

Llumnica: Sikur të ishte në funksion “Kosova A”, nuk do të kishte probleme me energji elektrike

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se po të rivitalizohej Termocentrali “Kosova A”, në Kosovë nuk do të kishte probleme me energji elektrike, siç ka tani.

Llumnica, i cili ishte i ftuar në RTV Dukagjini, për të folur në lidhje me krizën energjetike, tha se sindikata e KEK-ut, kishte sugjeruar që nga viti 2019 që Termocentrali “Kosova A”, të funksionalizohej.

“I kemi dhënë sugjerimet tona, që nga viti 2019, jemi për rivtivilizim e Kosovës A, VV ka qenë në opozitë e kishte përkrahur rivatilizimin. Sikur tash të kish ndodhë, tash besoj që nuk do ishim marrë me probleme të energjisë elektrike”, është shprehur Llumnica.

Tutje, Llumnica ka thënë se një nga problemet kryesore të KEK-ut, janë edhe termocentralet e vjetruara

“Termocentralet janë të vjetra, remontet janë të rregullta, besoj që po të ishin të gjitha të rregullta gjendja do të ishte më e mirë. Në realitet KEK nuk ka shumë zgjidhje se për arsye janë termocentrale të vjetra, Blloku A5 i Kosova A, nuk është riparu, kjo i ka kushtuar Kosovës, i ka kushtuar KEK-ut”, është shprehur ai.

Ai e ka kritikuar menaxhmentin e KEK-ut, se nuk po i pranon në takim.

Kriza energjetike dhe remontet në KEK- flet Nexhat Llumnica

Exit mobile version