Site icon Telegrafi

Llumnica: Prishtina do të mbrojë titullin

Kampionia në fuqi, dje në kryeqytet mundi Llamkos Kosovën me rezultat 1-0, me golin e Berat Hysenit, sfidë kjo që zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Sipas Llumnicës, Prishtina ka zhvilluar lojë të mirë ndaj vushtrriasve. Ai thotë se skuadra e tij i ka merituar pikët e plota nga kjo ndeshje.

“Ishte një lojë shumë e mirë. Ne kemi zhvilluar ndeshje të mirë. Kjo fitore ishte e mirëseardhur për ne, pasi që deri tash gjerat nuk shkonin ashtu siç dëshirojmë ne”, ka thënë për Kosovapress, Llumnica.

Ai beson se skuadra e tij do ta fitojë edhe ndeshjen e radhës, ku ekipi “bardh e kaltër” do të ndeshet me Drenicën.

“Ndeshjen e radhës do të luajmë kundër Drenicës. Prishtina në çdo ndeshje hynë për fitore dhe të njëjtën gjë synojmë ta bëjmë edhe kundër Drenicës. Jam i bindur se nuk do të gabojmë kundër Drenicës”, tha Llumnica.

Mesfushori prishtinas beson se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit. Ai mendon se Prishtina është skuadra më e mirë edhe në këtë kampionat.

“Besoj shumë se Prishtina edhe në këtë edicion të garave do të jetë kampion. Mendoj se ne jemi skuadra më e mirë edhe në këtë sezon të garave dhe ne do ta mbrojmë titullin, sepse skuadrat tjera janë më të dobëta”, ka theksuar Llumnica.

Ish lojtari i disa skuadrave elitare të vendit tonë, mendon se Prishtina ka forcë dhe potencial që sezonin ta mbyll në pozitën e parë. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version