Site icon Telegrafi

Llumnica lojtar i lirë, nuk luan pa para

Mesfushori prishtinas, i cili ka luajtur për Flamurtarin, Trepçën ’89, por që ka bërë karrierë edhe në Zvicër, se fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ka thënë se akoma është lojtar i lirë.

Llumnica i ka thënë KosovaPress-it se ka skuadra të interesuara për të, por ai thotë se nuk luan pa para, ose me ato pak para që ofrojnë klubet tona.

Llumnica thotë se e ka kërkuar Prishtina, por ai thotë se nuk është arritur marrëveshje për shkak të anës financiare.

“Ka skuadra te interesuara, por unë do të luaj vetëm për atë skuadër e cila i plotëson kushtet e mia, në të kundërtën nuk do të luajë. Nuk do të luaj pa para ose me ato pak para që ofrojnë klube tona”, ka thënë Llumnica.

“Prishtina më ka kërkuar, por nuk kemi arritur marrëveshje sa i përket anës financiarë dhe jam i vendosur se nuk do të luajë më ato pak para sa ofrojnë klubet tona”, tha ai.

Kujtojmë se Llumnica në vitin 2007 ishte shpall lojtari më i mirë i vitit. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version