Site icon Telegrafi

Llumnica: Gara për të parin e FFK-së është luftë nënshkrimesh, jo nenesh e statusesh

Opinionisti Ardian Llumnica thotë se gara për të parin e FFK-së  nuk është luftë nenesh e statutesh, por është luftë nënshkrimesh.

“Edhe tifozët e klubeve e dinë mirë se kjo është luftë nënshkrimesh e luftë për delegatë. Sigurisht kryetari aktual e ka një avantazh ndaj kandidatëve tjerë. Avantazhe të tilla kanë edhe kryetarët në e Federatave në Shqipëri, Angli apo Spanjë”, deklaroi Llumnica në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Nuk është sekret që edhe Arianit Ahmeti është duke bërë përpjekje prej dy vitesh për të mbledhur nënshkrime.

Lexo po ashtu Ushtruesi i detyrës i sekretarit të FFK-së, Hodaj: Nuk ka shkelje ligjore në thirrjen e Kuvendit të FFK-së

“Edhe Erolli ishte përgatitur që nëse Agim Ademi shkon në vuajtje të dënimit për shkak të procesit gjyqësorë, të mbledh nënshkrime. Ka qëndruar disi nën hije. Në atë kohë ka qenë ligjore të mblidhen nënshkrime për Erollin e Arianitin derisa tani nuk qenka ligjore”, deklaroi ai.

Kujtojmë Kuvendi zgjedhor i FFK-së është thirrur për muajin prill, derisa një gjë e tillë është kundërshtuar nga një pjesë e personave të përfshirë në garë./Telegrafi/

Exit mobile version