Telegrafi

Llullaku transferohet tek skuadra polake?

Azdren Llullaku po shijon momentin e mirë që po kalon në Rumani, gjë që ka sjellë edhe shumë oferta për të.

Sulmuesi ka treguar vetë se ka oferta nga Italia, Rusia dhe Gjermania, ndërkohë që edhe Steaua e Bukureshtit në Rumani e do sulmuesin.

Ekipi i fundit që interesohet për Llullakun është Legia e Varshavës dhe kjo raportohet në mediat polake.

Me shumë mundësi Gaz Metani do t’i humbasë që në janar shërbimet e Llullakut, që me 16 golat e shënuar ka vënë në radhë ekipet pas tij.