Site icon Telegrafi

Llullaku ia merr fanellën me numër 10 serbit te Astana

Azdren Llullaku do të luajë gjatë këtij sezoni në Kazakistan me fanellën me numrin 10 te Astana.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare, i transferuar te klubi kazak gjatë janarit, shihet kësisoj si ylli i ri i kësaj skuadre e cila ka aspirata të mëdha për të siguruar kualifikimin në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Para fillimit të sezonit të ri, me Superkupën e Kazakistanit, te Astana janë shpërndarë numrat e reja të fanellave dhe për lojtarët e ri, ndarjen e ka bërë vetë klubi, sigurisht duke parë edhe numrat që ishin lënë bosh nga sezoni i mëparshëm.

Numri i parë i caktuar ka qenë pikërisht ai që do të mbajë Llullaku, pasi fanella me numrin 10 ishte lënë bosh pas huazimit që iu bë serbit Gjorgje Despotoviç, i huazuar te Tobol.

Ish-futbollisti i përfaqësueseve të moshave të Serbisë u detyrua të largohej pasi klubi afroi Llullakun i cili vlerësohet si titullar i paprekshëm.

Exit mobile version