Telegrafi

Llullaku feston titullin në Kazakistan

Vazhdon momenti i mirë për sulmuesin nga Kosova, Azdren Llullaku në futbollin kazak.

Azdren Llullaku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka kaluar një tjetër moment të bukur në karrierë, pas fitores 2-3 ndaj Turqisë.

29-vjeçari i cili aktivizohet tek Astana në Kazakistan, ka fituar kampionatin me ekipin e tij.

Edhe pse fazën e dytë të kampionatit ai u huazua tek ekipi tjetër kazak, Tobol, ai zhvilloi shumë ndeshje me Astanën fazën e parë, ku shënoi edhe një gol.

Ai gjithsesi mori pjesë në festën e shpalljes së klubit kampion dhe mori medaljen e tij.

Llullaku iu bashkua Astanës falë shkëlqimit në elitën e futbollit rumun me skuadrën Gaz Metan. /Telegrafi/