Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, ka paralajmëruar disa lëvizje në skuadrën e tij në merkaton e janarit.
Katër ose pesë afrime pritet të bëhen në skuadrën e tij, ndërkohë që vetë ai zbulon se ka në plane edhe një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për Azdren Llullakun, i cili po spikat me Gaz Metanin dhe udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin rumun me 16 gola të shënuar.
Kësisoj vitin e ardhshëm Llullakun mund ta shohim në Ligën e Kampionëve me Steauan e cila është favorite për titullin e kampionit në Rumani. /Telegrafi/