Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin e tij të ri, Tobol.
Ai sot debutoi me gol, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës si mysafir i Irtysh Pavlodar.
Llullaku e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84, ku pas një krosimi nga krahu i djathtë, goditi saktë me kokë duke e dërguar topin në cepin e majtë të portierit Kalmykov.
Tobol nuk fitonte prej 4 ndeshjesh në kampionat. Do duhej të vinte sulmuesi nga Istogu që kjo skuadër të rikthehej te fitorja, transmeton panoramasport.
Aktualisht skuadra e sulmuesit shqiptar mban vendin e 5 në kampionat në kuotën e 28 pikëve.
Llullaku është i huazuar nga Astana, pas një faze të parë jo shumë pozitive te kjo skuadër.
https://vid.me/DiOtB