Site icon Telegrafi

‘Llukmani’ i “O Sa Mirë” kontribuoi sot për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës (Foto)

Aktorët e serialit “O Sa Mirë” janë kthyer padyshim në aktorët më të pëlqyer në vend.

Skenat e tyre me humor, të përshtatshme për çdo moshë, kanë bërë që figurat e tyre të jenë të adhurueshme edhe nga fëmijët.

Përveçse aktorë profesionistë, ata herë pas here po tregojnë edhe anën e tyre sociale.

I fundit, është aktori Ernest Zymberi, apo i njohur me rolin e tij si ‘Llukmani’ i cili gjatë ditës së sotme (e premte) bëri një ndalesë të fëmijët e veçantë të SOS Fshatrave të Kosovës.

Lexo po ashtu Meda viziton fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, dhe i gëzon me dhurata për Fitër Bajram

Ai ka qenë kontribues në kampanjën bamirëse të organizuar nga “Meridian Express”, të cilët kanë mbledhur fonde në shumë 3265 euro gjatë muajit të Ramazanit, për t’u dalë në ndihmë këtyre fëmijëve.

“Kësaj kampanje humanitare i është bashkangjitur edhe aktori i serialit “O Sa Mirë” Ernest Zymberi, i cili është shumë i dashur për fëmijët. Fëmijët patën rastin të njihen për së afërmi me aktorin dhe disa bile edhe i treguan cilësitë e tyre në aktrim duke imituar karakterin e aktorit në serial. Ishte një ditë e hareshme për fëmijët me plot të qeshura e batuta”, thuhet në njoftimin zyrtar të faqes së SOS Fshatrave të fëmijëve të Kosovës në Facebook.

Bashkëngjitur me këtë falënderim janë publikuar edhe imazhe nga kampanja dhe takimi i aktorit me fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version