Telegrafi

“Llukmani” me Interin kundër “gjakovarit” me Realin në “Play Station” – Kush mendoni se ka triumfuar?

Ata janë dy prej aktorëve më të dashur të estradës sonë filmike dhe kanë shumë fansa anembanë trojeve shqiptare.

Bëhet fjalë për Edi Kastratin dhe Ernest Zymberin, të cilët kanë bërë për vete shumë shikues.

Dyshja pos që i shohim çdo javë në hit serialin shqiptar, “O Sa Mirë” me rolet e Llukmanit dhe Arbnorit.

Por, pos jetës prej aktorit ata kanë edhe një jetë private, të cilën e ruajnë me xhelozi të madhe.

Së fundi, ishin mysafirë të emisionit sportiv Sports Show, ku luajtën edhe një ndeshje futbolli në video-lojën “Play Station”.

Gjersa “gjakovari” kishte zgjedhur skuadrën e Real Madridit, “preshevari” dihet botërisht se është fans i flakët i ekipit të Interit.

Se kush ka dal fitues në fund të takimit, mund ta mësoni duke e shikuar videon e mëposhtme. /Telegrafi/