Ata kurorëzuan javë më parë lidhjen me një dasmë në qytetin e Gjilanit.
Ernest Zymberi është martuar me të dashurën Albulenën në dasmë ku ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë.
Menjëherë pas kësaj çifti i lumtur është nisur për muajin e mjaltit për në Maldive.
Por, duket se pushimet e familjes Zymberi nuk kanë përfunduar vetëm me plazhet fantastike të Maldiveve.
Ata te dy tashmë gjenden në qytetin që simbolizon dashurinë – Parisin.
Aktori, i cili njihet me rolin e “Llukmanit” te seriali “O sa mirë”, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke i dhuruar një “puthje franceze” bashkëshortes.
Ndryshe, Ernestin do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit, i cili pritet të shfaqet në ekranet televizive gjatë këtij muaji. /Telegrafi/