Telegrafi

Llukarevska: Një ish-punonjës i DAP-it ndodhet në paraburgim për shkak të keqpërdorimeve

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave, Sanja Llukarevska tha se në të ardhmen do të merret një dispozitë që do të mundësojë që ato kompani që nuk paguajnë punëtorët e tyre të shpallen publikisht.

“Ndryshimet në Ligjin për Procedurat Tatimore janë në fazën e finalizimit dhe ne duam të përfshijmë një dispozitë që do të na mundësojë të shpallim publikisht kompanitë që nuk paguajnë punëtorët e tyre”, tha Llukarevska në “Click Plus” në “TV21”.

Ajo tregoi se një ish-punonjës i DAP-it tashmë është në paraburgim për shkak të favorizimit që ka bërë për nxjerrjen e TVSH-së.

Llukarevska tha gjithashtu se janë duke u hetuar edhe disa ish-kolegë të tjerë.

“Nga njëra anë, ne si administratë tatimore kemi paraqitur informacion 1.5-2 vite më parë se ka tatimpagues që paguajnë TVSH në mënyrë fiktive. U zbulua se ka ndihmës nga vetë institucioni dhe ish-punonjësja jonë ndodhet në paraburgim. Bëhet fjalë për një person, por disa nga kolegët tanë janë thirrur për të sqaruar këtë situatë. Kemi vepruar me kontrolle, kemi marrë të gjitha veprimet dhe kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin që organet hetimore të veprojnë lirshëm. Është i njëjti proces, gjegjësisht qëllimi i njëjtë me të cilin kemi parë edhe një shoqëri të caktuar kriminale me lidhjet e tyre dhe me idenë e tyre kanë dashur ta dëmtojnë buxhetin”, thotë Lukarevska.