Telegrafi

Llukarevska: Masat e qeverisë janë për zvogëlimin e rritjes enorme të çmimeve

Nënkryetarja e LSDM-së në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat theksoi se të gjitha masat që i miratuan nga ana e qeverisë janë me qëllim që të zvogëlohet rritja e çmimeve dhe të mos ketë përfitime në kohë krize.

Ajo theksoi se me uljen e TVSH-së nga 5% në 0 për prodhimet bazë bën që të ketë rreth 430 milionë denarë më pak dhe rreth 400 milionë denarë më pak nga ulja e TVSH-së nga derivatet.

“Që nga fillimi i vitit deri tani është mbledhur për 30.6% më shumë TVSH në krahasim me vitin e kaluar, dhe madje 41.5% në krahasim me vitin 20202”, tha Llukarevska duke theksuar se rregullisht kryhet kthimi i TVSH-së te kompanitë.

Sa i përket “TVSH-ja ime”, ajo theksoi se do të vazhdojë realizimi i këtij projekti dhe kjo lufton luftimin e ekonomisë së zezë./Telegrafi/