Telegrafi

Llukarevska: Inspektorët e DAP janë në të terren për të mbikëqyrur respektimin e masave nga tregtarët

Më shumë se 300 inspektorë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) janë në të gjitha degët e marketeve KAM, për shkak të parregullsive të konstatuara.

Sipas kontrolleve në terren kemi obligim që të veprojmë, thotë drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska në emisionin “Top Tema”, duke folur për respektimin e masave nga marketet.

Sipas Lukarevskës, produkte të caktuara nuk janë përfshirë në pikën “G”, dhe në njësi të caktuara afariste kanë konstatuar se produktet bazë nuk respektohen plotësisht, sidomos për tatimpaguesit më të mëdhenj.

“Shumë ankesa janë nga konsumatorët. Sa i përket tregjeve të tjera më të mëdha, në një ose dy janë regjistruar parregullsi dhe janë larguar në vend”, informon Lukarevska.