Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se fenomenet negative në mesin e të rinjve, duhet të parandalohen.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se rinia mbetet krenaria e Kosovës dhe është është e ardhmja.
“Ata të cilët do e vazhdojnë rrugën e të parëve duke u vetrealizuar dhe duke i dhënë ngjyra lavdi këtij shteti të ri dhe këtij kombi të lashtë.
Vet fakti që kemi një rinj të shëndoshë duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë që mos të hamendemi dhe pa e kuptuar të gjendemi para situatave të palakmueshme. Janë shënuar disa raste të përdorimit të drogave dhe këto vese të dëmshme (shpesh vdekjeprurëse)po kthehen në trend”, ka theksuar Lluka.
Sipas tij, fenomenet negative duhet shënjuar qysh në start dhe se nuk duhet të heshtet përballë kësaj dukurie.
“Nuk bënë të rrimë symbyllur përballë dhe një rasti të vetëm”, ka shkruar Lluka. /Telegrafi/