Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se procesi transferim të Ndërmarrjes Publike Aeroporti i Gjakovës nën pronësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Forcave të Armatosura të Kosovës, është në fazën finale.
Lluka ka thënë se, këtij procesi po mbetet i pa definuar edhe statusi i personelit të Ndërmarrjes Aeroporti i Gjakovës. Sipas vendimi të Qeverisë, është Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike ai që mund të dal me rekomandime të tjera drejtuar Qeverisë në lidhje me këtë proces.
Ai ka thënë se bazuar në këtë vendimin, Komisioni Ndërministror që udhëhiqet nga ai, ka rekomanduar që konform vendimit për transformim e këtij aseti, të sistemohen edhe të punësuarit e kësaj Ndërmarrjeje në Ministrinë e Mbrojtjes, gjithsej 17 persona. Ai ka shtuar se kjo ka për qëllim që punëtorët të transferohen dhe të kenë punë më stabile dhe afatgjate.
MZHE është në pritje të vendimit të Qeverisë që rrjedhimisht varet edhe nga mendimi ligjor i gjykatës kushtetuese që përcakton nëse mundemi të marrim vendime të tilla.
Tutje ministri ka thënë se, deri në marrjen e vendimit të ri të Qeverisë, NP Aeroporti i Gjakovës do t’i përmbush të gjitha obligimet kontraktuale, përfshirë pagat e punëtorëve deri në përfundim të kontratave./Telegrafi/