Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për uljen e çmimit të roaming në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se Kosova për herë të parë është paraqitur njësoj si vendet e tjera dhe se kjo marrëveshje pritët të zbatohet në korrik të këtij viti.
Sipas tij, në vitin 2021, gjitha tarifat pritët të largohen dhe të jenë brenda si në Kosovë.
“Ishte një aktivitet ku Kosova me nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka arritur një synim të madh”, tha ai.
Sa i përket uljes së tarifave, ai tha se gradualisht çdo vit do të ulen deri më vitin 2021.
Për përfaqësimin e Kosovës në Beograd, ministri Lluka tha se ka pasur një përfaqësim të denjë si shtet dhe jo si UNMIK.
Përkundër kësaj ministri Lluka ka njoftuar se ka pasur tendenca të ndalimit të deklarimeve përmes aspekteve teknike.