Site icon Telegrafi

Lluka në SHBA kërkon përkrahje për fakultetin e elektros

Në vazhdën e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Lluka ndër të tjerash ka zhvilluar takime të rëndësishme për rimëkëmbjen e fakultetit të inxhinierisë elektrike në Universitetin e Prishtinës e cila rrezikon të mbyllet.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme në sektorin e energjisë do të investohen 3 miliardë euro dhe padyshim se këto investime do të gjenerojnë edhe vende të reja të punës, mirëpo problemi me të cilin po përballet ky sektor është zhvillimi i kapaciteteve të reja njerëzore.

Fakulteti i inxhinierisë elektrike në UP për shkak të mungesës së kuadrove ka mbyllur drejtimin e master dhe doktoraturës, e po rrezikohet edhe drejtimi bachelor.

Ministri Lluka gjatë qëndrimit në Washington ka zhvilluar dy takime tejet të rëndësishme me synim që të
gjejë zgjedhje për këtë problem.

Ai u takua me Presidentin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombetar, David Patton, zëvendësadministratorin e USAID, Alexander Sokolowski dhe Drejtoreshën e USAID për Evropë, Cristina Olive, nga të cilët kërkoi asistencë për ringjalljen e fakultetit të inxhinierisë elektrike.

Kreu i MZhE ka kërkoi që të shihet mundësia e dhënies së bursave për drejtimet master dhe doktoraturë në këtë fakultet në mënyrë që të krijohen kapacitete të reja ligjëruese.

Asistenca tjetër te cilën ministri Lluka e kërkoi ishte sjellja e dy profesorëve nga SH.B.A për të ligjëruar me orar të plotë në mënyrë që të sigurohet akreditimi për vitet e ardhshme, si dhe krijimi i mundësisë që të studiohet përmes distancës.

Kujtojmë se ministri Lluka javë më parë ka mbledhur akterët relevant të vendit për të diskutuar rreth
këtij problemi./Telegrafi/

Exit mobile version