Site icon Telegrafi

Lluka: Kosova së shpejti zero taksë e doganë për automjetet elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se së shpejti në Kosovë nuk do të ketë taksë as doganë për automjetet  elektrike.

Lluka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që këto makina do të lirohen nga TVSH-ja dhe dogana, në mënyrë që t’i jipet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emitime.

Postimi i plotë i Llukës:

“Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jipet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emitime.

Një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur.

Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm.

Tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për makina elektrike në Prishtinë!”, ka shkruar Lluka. /Telegrafi/

Exit mobile version