Site icon Telegrafi

Lluka: Kosova pagoi 650 milionë euro për import të energjisë elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se që nga pas lufta Kosova ka paguar 650 milionë euro për energji elektrike.

Lluka shtoi se që nga viti 1984, vendi ynë nuk ka investuar në termocentrale.

“Me të vërtet ne e kemi çmimin e ulët të energjisë dhe nuk ka pasur asnjë investim dhe kosto. Tani jemi në një situatë ku termocentralet ‘Kosova e Re’ dhe ‘Kosova B’, nuk kanë stabilitet, sidomos ‘Kosova A’, e cila nga momenti në moment nuk mund të prodhojë energji dhe si rezultat mund të rrezikohet siguria racionale e energjisë”, tha Lluka në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij nëse që nga pas lufta Kosova ka paguar 650 milionë euro për energji elektrike.

“Kemi gjeneruar aktivitet për shtetet e tjera dhe punësim për shtetet e tjera. Siguria nacionale për ekonomi është energjia elektrike”, tha ai.

Lluka tha se edhe Gjermania prodhon energji nga thëngjilli.

“Tani jemi në fazën e përmbylljes financiare për termocentralin ‘Kosova e Re’. Ka interesim për investime, si nga SHBA, Japoni dhe Poloni. Përmbylljes financiare do të kryhet shumë shpejt, besoj në mars ose qershor”, deklaroi Lluka.

Ai ka folur edhe për Fondin për Eficiencë të Energjisë, ku sipas tij shumica e spitaleve janë me energji eficiente apo janë në rregullim e sipër.

Ai bëri me dije se Kosova nuk qëndron keq sa i përket energjisë efiçiente dhe rrugës së saj për energji alternative. /Telegrafi/

Exit mobile version