Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, privatizimin e Telekomit po e cilëson si të domosdoshëm.
Lluka në televizionin publik RTK, ka thënë se nëse privatizimi i tij nuk bëhet tash, Telekomi do të shkojë drejt falimentimit për shkak të borxheve.
“Qëndrimi i Telekomit është shumë i vështirë, dhe do të vijë koha që situata do të vështirësohet edhe më shumë, sidomos kur është çështja e borxhit që e ka Telekomi. Kjo e çon në falimentim të menjëhershëm”, ka thënë ai në RTK.
Sipas Llukës, duke e parë situatën në të cilën është Telekomi, privatizimi i tij është i domosdoshëm.
“Duke parë këtë situatë, mendoj që një privatizim është i domosdoshëm”, ka thënë Lluka.