Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, me të cilin ka diskutuar për projektet e radhës të kësaj ndërmarrje.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Lluka ka thënë se është folur për dixhitalizimin e shërbimeve të ujësjellësit.
Shkrimi i plotë i ministrit Lluka
Këtë mëngjes prita në zyre Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu, me të cilin diskutuam për projektet e radhës në ujësjellës, që kryesisht kanë të bëjnë me digjitalizim, siç janë: pagesa përmes aplikacionit në telefon të faturave të ujit, digjitalizimi i rrjetit për qasje online (open data), identifikimi i humbjeve të ujit në mënyrë digjitale dhe investimi për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë që do të filloj se shpejti. /Telegrafi/