Telegrafi

Lloyd Austin, bëhet afrikano-amerikani i parë që nominohet për Sekretar të Mbrojtjes të SHBA-së

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden emëroi zyrtarisht gjeneralin në pension, Lloyd Austin si të nominuarin e për Sekretar të Mbrojtjes.

Në një deklaratë, Biden tha se Austin “është i kualifikuar në mënyrë unike për të marrë përsipër sfidat dhe krizat me të cilat përballemi në momentin aktual”, pohoi demokrati, raporton cnn.

“Pres që edhe një herë të punojmë ngushtë me të si një partner i besuar për të udhëhequr ushtrinë tonë me dinjitet dhe vendosmëri, aleancat tona përballë kërcënimeve globale dhe garantojnë sigurinë e popullit amerikan”, ka shtuar ai.

Nëse konfirmohet nga Senati, Austin do të ishte njeriu i parë me ngjyrë që drejton Departamentin e Mbrojtjes.

Ndryshe, Gjenerali 67-vjeçar i ushtrisë amerikane ka qenë në luftën e Irakut, por edhe në Afganistan. /Telegrafi/