Telegrafi

Lloris në krye të listës së Wengerit

Sipas Goal.com, nëse Wenger nuk arrin të bindë Lloris të largohet nga Lyoni, atëherë ai do të kthejë vëmendjen kah Andriy Pyatov, portieri më i mirë ukrainas.

Lloris kushton mbi 12 milionë funte, ndërsa është prioritet edhe për Manchester Unitedin, sidomos pas nderimit me çmimin si portieri më i mirë i vitit në Francë, për herë të dytë me radhë.

Wenger do të vendosë për transferimin e Lloris pas Botërorit, pasi që është duke u menduar mirë. /Telegrafi/