Rivalët e Shqipërisë në Grupin A të eliminatoreve në Francë 2016 e dinë se duhet t’u ruhen kuqezinjve që ishin dhe surpriza e madhe e eliminatoreve ku arritën kualifikimin historik në kampionatin Evropian.
Gjithsesi në kampin e Gjelave, kanë besim te fakti që e njohin tashmë Shqipërinë. Kuqezinjtë mposhtën 1-0 në “Elbasan Arena” dhe barazuan 1-1 në vendin e tyre me Francën.
E pranon këtë dhe portieri dhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Deschamps, Hugo Lloris.
“Nëse shikon shortin e grupeve të tjera e kupton se për ne mund të kishte qenë edhe më e komplikuar. Tani ky është një kompeticion i nivelit më të lartë dhe të gjitha skuadrat e kanë merituar të jenë këtu dhe kanë diçka për të treguar”.
“Ne i njohim mirë. Ne kemi luajtur me Shqipërinë dhe ata na mundon, kështu që kjo na jep neve një pikë referimi. E dimë se çfarë duhet të presim prej tyre.”
Hugo Lloris vlerësoi dhe Zvicrën e Rumaninë ndërsa theksoi se për Francën e rëndësishme do të jetë ta nisë me këmbën e mbarë përballë rumunëve në ndeshjen hapëse të Evropianit.
Franca afrohet drejt këtij kompeticioni me pritshmëri të mëdha si skuadra e shtëpisë pas dy viteve në të cilat nuk ka luajtur ndeshje zyrtare. Dy turnetë e fundit madhorë që janë luajtur në Francë, Euro 1984, dhe Kupa e Botës 1998 janë fituar nga vendasit, dhe trajneri Didier Deschamps e bën të qartë se objektivi i skuadrës së tij është fitimi i turneut.
“Synimi është ta nisim këtë kompeticion me ambicie por dhe përulësi. Një evropian i suksesshëm për ne do të ishte fitorja e tij”.