Telegrafi

Llorente synon LK me Juventusin

“Për mua Bilbao ka qenë gjithçka, klubi im përjetë, por unë do të shkoj te klubi më i mirë në Itali, njëri ndër më të mirët në Evropë dhe botë. Të triumfojë me Juventusin është një ëndërr, një sfidë e madhe për mua”.

“Kam pasur oferta nga shumë klube, por projekti i Juves është më i miri. Ata më kanë mbështetur shumë qe një kohë të gjatë”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shpirti luftarak i klubeve italiane. Ata janë më të mirët dhe mendoj se Juve është ekipi ideal për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Llorente për AS./Telegrafi/