Telegrafi

Llorente po kalon te Roma?

Fernando Llorente (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Fernando Llorente është duke e kërkuar një aventurë të re, pas largimit nga Tottenham Hotspuri, shkaku i skadimit të kontratës në qershor.

Sulmuesi spanjoll kaloi nga Swansea te Spurs në vitin 2017, mirëpo nuk arriti ta gjente veten në White Hart Lane, për t’u larguar në këtë verë.

Sipas Corriere dello Sport, 34-vjeçari pritet që shumë shpejtë të bëhet me skuadër të re, pasi ka zgjuar interesimin e Romës dhe Lazios.

Lexo po ashtu Lazio përfshihet në garë për Llorenten

Giallorossët thuhet se janë të gatshëm që ta transferojnë sulmuesin spanjoll, mirëpo fillimisht duhet ta shesin Patrik Shickin.

Skuadra italiane tashmë ka pranuar ofertë për sulmuesin nga Borussia Dortmundi, e që në rast se arrihet marrëveshja, atëherë Llorente pritet të kalojë në Olimpico. /Telegrafi/