Telegrafi

Llorente: Nuk kam marrëveshje me Juventusin

Juve konsiderohet si favorit për Llorenten edhe pse Arsenali dhe Tottenhami janë po ashtu pas tij.

“Jo, është plotësisht e pavërtetë. Mendoj se është normale që njerëzit të flasin këto gjëra, por unë duhet t’i respektoj rregullat. Unë jam lojtar i Bilbaos deri më 1 janar dhe nuk mund të nënshkruaj me asnjë ekip tjetër”, ka theksuar Llorente.