Telegrafi

Llorente në mes të Anglisë dhe Portugalisë

Swansea City dhe Sporting Lisbon po kërkojnë transferimin e sulmuesit të Sevillas, Fernando Llorente.

Në fillim të javës u njoftoi se Real Sociedad kishte një marrëveshje me ish-sulmuesin e Athletic Bilbao dhe Juventusit dhe kishte mbetur vetëm edhe për të arritur një marrëveshje me klubin e tij.

Por, Estadio Deportivo dhe Marca raportojnë më shumë interesime tjera për Llorenten, ku spikatin skuadra e Ligës Premier, Swansea dhe gjigantët portugez, Sporting Lisbona.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Marca konfirmon se Llorente do të largohet nga Ramon Sanchez Pizjuan, por Sevilla janë duke kërkuar opsione të tjera për të forcuar sulmin e tyre, edhe pse paratë e ofruara nga Sporting nuk duken bindëse.

Ndërsa, Swansea janë thënë të jetë shumë më të mprehtë dhe në gjendje të ofrojnë shumës  që Sevilla do të duan, e që është shtatë milionë euro. /Telegrafi/