Telegrafi

Llorente konfirmon largimin nga Bilbao

 Ditë më parë u bë e ditur se Juventusi kishte bërë një ofertë prej 7 milionë eurosh në drejtim të sulmuesit spanjoll dhe tani është vetë sulmuesi i cili e ka konfirmuar largimin e tij.

”Unë do të largohem nga Bilbao. E vërteta është se projekti është shumë i mirë dhe për mua është një dhimbje e madhe të mos luaj vitin e ardhshëm në San Mames, por futbolli është i tillë”.

”Gjithçka është në duart e agjentëve të mi, ndërsa unë për momentin po fokusohem vetëm në stërvitje”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/