Telegrafi

Llorente kërkon rikthimin te Juve

​Sulmues spanjoll, Fernando Llorente dëshiron të rikthehet në ish-klubin e tij, Juventus.

Sipas mediave italiane, spanjolli pas një sezon të pafat në fanellën e Sevillas me vetëm shtatë gola në 38 ndeshje, preferon rikthimin tek gjiganti italian.

Madje, siç shkruajnë mediat italiane, lojtari është gati reduktoj pagën e tij në mënyrë që sërish të vesh fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Ndërkohë, thuhet se torinezët janë duke e shqyrtuar mundësin që Llorenten sërish ta sjellin në Torino. /Telegrafi/