Sulmuesi Fernando Llorente e ka mbyllur sezonin e kaluar, duke luajtur në finale të Ligës së Kampionëve si lojtar i Tottenhamit.
Atë finale e humbën londinezët me rezultat 2-0.
Llorente debutimin me fanellën e Napolit në Ligën e Kampionëve mund të këtë pikërisht kundër klubit që luajti herën e fundit.
“Ancelotti i njeh më mirë se ne, pasi i ka studiuar mirë. Duhet të bëjmë një ndeshje të përkryer, duke luajtur mirë dhe t’i zvogëlojmë në maksimum gabimet në fushë”.
“Dua që me Napolin të hakmerrem për finalen e humbur sezonin e kaluar dhe të tregoj se jam në lartësinë e duhur për të luajtur me këtë ekip aktual”.
“Dua të ndihmoj skuadrën, të shënoj një gol dhe t’ua dedikoj tifozëve të Napolit”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/