Telegrafi

Llorente dëshiron kalimin te Chelsea, por me një kusht

Raportohet se Fernando Llorente është gati të kalon te Chelsea pasi kohë më parë i kishte premtuar Antonio Contes.

Sipas The Telegraph sulmuesi spanjoll që është aktualisht pjesë e Swanseas dëshiron të jetë pjesë e Bluve, por ka një kërkesë.

Lexo po ashtu Courtois tregon se nuk është vetëm portier i mirë, por edhe specialist i gjuajtjeve të lira (Video)

Ai lëviz nga ‘Liberty Stadium’ vetëm nëse Conte i premton se do të jetë sulmues i dytë në Stamford Bridge.

Ai mund të shkëmbehet në janar me Michy Batshuayin, por deri më tani kjo mundësi nuk është diskutuar.

Lorente dhe Conte ishe bashkë te Juventusi. /Telegrafi/