Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.
Profesori dhe arkitekti i njohur është shprehur se jo gjithmonë arkitektët janë të pafajshëm me atë që po ndodh në ndërtim. Por, thekson se arkitektët e kanë për detyrë që ta ngritin këtë problem.
“Profesioni i arkitektit nuk përfundon vetëm me profesion, por gjithmonë mbetet edhe mision. Këtë pjesën e dytë shpeshherë arkitektët po e anashkalojnë”, ka thënë ai. “Për shembull, e keni rastin në Prishtinë: një lagje e projektuar, e ndërtuar në Arbëri. Është dështim total i një kompleksi urbanistik, pa kurrnjë lidhje – as me arkitekturë, as me urbanizëm, as me të jetuarit…”.
Më poshtë mund ta gjeni intervistën e plotë të profesorit Xhelal Llonçari.