Ne jemi të angazhuar fuqishëm për procesin e integrimit që Maqedonia drejtë anëtarësimin të plotë në NATO-s si një interes i lartë kombëtar dhe shtetëror, tha në konferencën e sotme për shtyp të Hari Llokvenec, deputet nga radhët LSDM -së dhe koalicionit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne sigurojmë më shumë para për arritjen e standardeve të NATO-s, më shumë para për paga më të mëdha dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së ushtarëve tanë, më shumë para për të pajisje të ARM-në. Pas një reduktimi dhjetëvjeçar të buxhetit të mbrojtjes, në vitin 2019, viti i dytë me radhë do të jetë që do të rritet buxheti”, tha Llokvenec.
Ai tha se në vitin 2019 buxheti i mbrojtjes do të arrijë në 135 milionë euro.
“Ushtarët e ARM-së, si dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, do të marrin paga më të larta prej 5 për qind nga viti i ardhshëm. 30 milionë euro janë siguruar për pajisje, për blerjen e uniformave, për një pjesë të dorëzimit të çizmeve ushtarake, ushqim më të mirë, pjesë këmbimi, trajnim dhe edukim për pjesëtarët e ARM-së “, tha Llokvenec./Telegrafi/