Site icon Telegrafi

Llokvenec: Përgjigjja pozitive në referendum është mundësi për hyrje në BE dhe NATO

Deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec, në fillimin e fushatës së referendumit në Gjevgjeli tha “shtetet e mëdha dhe shtetet e suksesshme evropiane në të kaluarën e kanë njohur mundësinë që ju është dhënë. Mundësia jonë na jepet në këtë referendum me përgjigje pozitive në pyetjet për anëtarësim në BE dhe NATO përmes pranimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë”.

Mundësinë, tha Llokveneci, duhet ta kapim për BE dhe NATO, për Maqedoni Evropiane me procedura evropiane dhe rregulla për shkak se do të kemi fonde të mëdha për zhvillimin e bujqësisë, arsimit, politikave rinore, kulturës dhe të gjitha veprimtaritë tjera që na interesojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas deputetit Llkokvenec, secila gjeneratë ka çështje, ndërsa për gjeneratën tonë është çështja e referendumit më 30 shtator.

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë deklaroi se numri më i madh i qytetarëve të Gjevgjelisë, pikërisht se e dinë se çdo të thotë kufi evropian dhe t’ui shfrytëzoesh benifitet nga ajo, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoni evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version