Site icon Telegrafi

Llokvenec: Me paralajmërimet për shfuqizimi të Marrëveshjes së Prespës, OBRM-PDUKM rrezikon anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Haro Llokvenec në konferencë për shtyp, tha “OBRM-PDUKM qytetarëve të Maqedonisë nuk ju ofron asgjë të re”.

“Paralajmërimet se do të angazhohen për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon anëtarësimin tonë të plotë në NATO, si dhe integrimin tonë në BE”, u shpreh Llokvenec, njofton Telegrafi Maqedoni.

Llokvenec tha se anëtarësimi në NATO dhe BE garantojnë të ardhme të sigurt dhe stabile, përparim dhe zhvillim.

“OBRM-PDUKM është kundër kësaj dhe dëshiron ta kthejë shtetin e kapaur”, deklaroi Llokvenec i cili shtoi se pa Marrëveshjen e Prespës nuk do të ishte i mundur anëtarësimi në NATO dhe se pikërisht kur Spanja nisën ratifikimin e fundit të Protokollit për anëtarësim, OBRM-PDUKM kërcënon me shfuqizim./Telegrafi/

Exit mobile version