Site icon Telegrafi

Llokvenec: OBRM-PDUKM të mos jetë kundër NATO-s, Ligji për mbrojtje është i rëndësishëm

Në seancën e sotme në Kuvend u diskutua edhe për Ligjin për mbrojtje që është i rëndësishëm për përmbushjen e NATO standardeve.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Hari Llokvenec i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së të mbështesin këtë ligj për shkak se nevojitet vota e dy të tretës së deputetëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi i OBRM-PDUKM për këtë ligj edhe njëherë tregon dyfytyrësinë dhe patriotizmin e rremë”, tha Llkokvenec duke shtuar se me paralajmërimet se nuk do ta votojnë Ligjin për mbrojtje, Mickoski dhe deputetët e OBRM-PDUKM janë kundër ligjeve më të rëndësishme.

As Mickoski dhe deputetët e partisë opozitare, thotë Llkokvenec, nuk ju pengon kur në PPE, janë parti nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se emri kushtetues ju pengon në Ligjin për mbrojtje që është i rëndësishëm për përmbushjen e NATO standardeve.

“OBRM-PDUKM dhe Mickoski çdo ditë dëshmojnë se janë kundër BE dhe NATO, kundër zhvillimit dhe integrimit”, tha mes tjerash Llokvenec./Telegrafi/

Exit mobile version