Ky brend i pazakonshëm i bukurisë para pak kohësh na ka prezantuar llojin e ri të buzëkuqit i cili ka ngazëllyer pjesëtaret e gjinisë së bukur, andaj për në kohë shumë të shkutër është bërë shumë i popullarizuar.
Në të vërtetë, fjala është për buzëkuqin Kailijumei, i cili përbëhet nga masa xhelatinoze, perishane të arta dhe lule të imëta, të cilat gjenden saktësisht në mes.
Dhe nuk është kjo e gjitha! – transmeton Telegrafi.
Masa e pazakonshme e ngjyrës së shndritshme rozë, e cila gjendet mu në majë, ndryshon ngjyrën, varësisht nga temperatura dhe vlera pH e trupit.
Edhe pse linja e buzëkuqve tashmë është në shitje të lirë, tani për tani Kailijumei na ka prezantuar vetëm në tri nuanca rozë dhe tone të ngjyrës së kuqe.
Fjala është për buzëkuqtë me emrin – Minute Maid, Pink Baribe Power dhe Flame Red.
Fatkeqësisht, këta buzëkuq të mrekullueshëm nuk kanë arritur akoma në tregun tonë, mirëpo mund të porositen nëpërmjet ueb shopit në sajtin zyrtar Kailijumei brendit, me çmim prej 30 dollarësh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VOWHGKOfyCc