Shtërzimet shënojnë fillimin e lindjes dhe mund të trajtohen si shenjë paralajmërimi. Mirëpo, në esencë, shtërzimet janë të pranishme gjatë tërë shtatzënisë
Llojet e shtërzimeve dhe kuptimi i tyre
Pothuajse secila shtatzënë para lindjes ka përjetuar katër lloje shtërzimesh.
1. Shtërzimet e hershme
Në tremujorin e parë trupi juaj përshtatet me shtatzëninë, ndërkaq zgjatimi i ligamenteve përreth mitrës mund të shkaktojë shtërzime të hershme, transmeton Telegrafi.
2. Shtërzimet e parakohshme
Janë të njohura edhe si kontraksionet Braxton Hicks, dhe shfaqen pas javës së 34-të të shtatzënisë. Janë të pasakta, të parregullta dhe mund të shfaqen në cilëndo fazë të shtatzënisë.
3. Shtërzimet e rreme
Shfaqen para shtërzimeve të vërteta dhe i ndihmojnë grykës së mitrës që të përgatitet për lindje. Janë periodike dhe ndërpriten kur ndryshon pozita e trupit.
4. Shtërzimet e vërteta
Këto shtërzime fillojnë me shtrëngime të dhembshme, të cilat zgjasin rreth gjysmë minute, shfaqen në distanca rregullta kohore prej rreth 20 deri në 30 minuta dhe shënojnë fillimin e lindjes. Pas tyre pason rrjedhja e kuqërremtë dhe pëlcitja e amniosit. /Telegrafi/